Kina drejt “shërimit” nga Covid-19
Prej tvteuta13:30, 4 Prill 2020

Prej javësh duket se Kina, vendi ku lindi virusi Covid-19, e ka fituar betejën për frenimin e përhapjes së kësaj pandemie.Tashmë sipas të dhënave zyrtare të bëra publike gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë shënuar vetëm 19 të infektuar të rinj, ndryshe nga vendet e Europës dhe SHBA që po shënojnë me mijëra të prekur dhe viktima.Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Kinë ka patur 4 vdekje duke e çuar numrin total në 3,326 viktima. Në total në Kinë janë prekur 81.639 por 76.755 prej tyre jenë shëruar, duke e lënë numrin aktiv që janë të prekur aktualisht nga koronavirusi në 1.558.