Rajoni/Bota Më shumë

Kili : Tërmet i fuqishëm, 8.3 ballë, paralajmërim për Cunam

Prej tvteuta10:49, 17 Shtator 2015

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë ka goditur Kilin.Sipas shërbimit gjeologjik Amerikan, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 232 km nga kryeqyteti Santiago. Sipas të dhënave të para njoftohet se nga tërmeti ka pasur shembje të ndërtesave, ndërsa njerëzit kanë dalë në rrugë të tmerruar. Në zonat bregdetare është urdhëruar evakuimi i banorëve, si pasojë e rrezikut të një cunami të mundshëm. Paralajmërimi për cunam është lëshuar në ishujt Hawaii, ndërsa sirenat janë dëgjuar edhe në portin e Valparaiso. Për momentin nuk ka njoftime për viktima.

  • 1

    Radio