Sporti Më shumë

KF. “Liria” e Prizrenit në Ulqin për përgaditje

Prej tvteuta11:47, 13 Shkurt 2017

Në mesin e klubeve sportive të cilët janë duke u stërvitur në Ulqin është dhe klubi i futbollit “Liria” nga Prizreni. Kushtet të cilat ofron qyteti jonë janë të përshtatëshme për aktivitetet e tyre sportive. Ekipi i televizionit Teuta vizitoi këtë klub gjatë stërvitjeve të tyre në terrenin e sportit të hotelit “Bellevue”.

Kryetrajneri Agron Beçeni  thotë që edhe se është viti i parë që përgaditën në Ulqin, është i kënaqur me kushtet të cilat i ofron hoteli ku janë të akomoduar, gjithashtu terenet, por, besojnë se Ulqini do të përmirësoj infrastrukturën në të ardhmen.

Kapiteni i klubit të futbollit “Liria” Robert Xheraj thotë se djelmtë e skuadrës janë të përkushtuar në maksimum gjatë fazës përgaditore dhe që shpreson se pas kthimit në Prizren do të vazhdojnë me sukses superligën dhe Kampionatin.

“Liria” momentalisht është në vendin e 7 në Superligën kosovare.

  • 1

    Radio