Sporti Më shumë

KF “Gjilani” për përgaditje në Ulqin

Prej tvteuta15:32, 2 Shkurt 2018

Si çdo vit Ulqini është destinacioni i preferuar për klubet sportive. Aktualisht në terrenin Causheviq është duke u stërvitur klubi futbollistik “Gjilani” nga Kosova.

Këtë vit organizimin e përgaditjeve sportive dimërore e mori përsipër Jakup Betuzi. Interesimi i klubeve për fazën e përgaditjeve dimërore Betuzi shprehet se ka qen i madh. Kryetrajneri i KF “Gjilani”, Arbnor Morina u shpreh se ky klub është një ndër më të vjetrit në Kosovë. Që një vit e gjysëm funksionon si klub privat. Ato zgjodhën Ulqinin për përgaditje sepse plotëson kushtet me fushat që ofron. Faza përgaditore do të zgjasë deri kah mesi i muajit shkurt, atëherë kur edhe fillojnë garimet për kampionate të ndryshme.

  • 1

    Radio