Aktuale Më shumë

Këtë vit priten investime në hekurudhën e Malit të Zi

Prej tvteuta17:37, 16 Janar 2022

Transporti hekurudhor i Malit te Zi  është i kënaqur me rezultatet e arritura për vitin e kaluar ,duke pasur parasysh kushtet e vështira të zhvillimit të veprimtarisë, thekson zëdhënësja e kësaj ndërmarrje Jovana Jovanoviq.

Të dhënat e para paraprake tregojnë se të ardhurat për vitin 2021 do të kalojnë shumën e dy milion eurove.

“Jemi të kënaqur ,sidomos gjatë muajve të verës si për transportin vendas ashtu edhe për at ndërkombëtar”.

Vlera totale e rritjes shënon 75% në krahasim me vitin 2020.

Ajo në vazhdim thekson  se ndërmarrja hekurudhore në vitin 2021 ka transportuar 557 mije pasagjer ose 17,84 për qind më shumë se  në vitin 2020.

Numri i udhëtareve vendor ishte 470 mije ndërsa i atyre ndërkombëtare, kryesisht të linjës Tivar-Beograd-Tivar është 87 mije.
Jovanoviq gjithashtu përmendi edhe problemet e ndërmarrjes të cilat kryesisht janë vjetërsia e strukturave transportuese qofte ato të vagonëve apo lokomotivave, të cilat në përgjithësi janë të amortizuara.

Ajo gjithashtu foli edhe për planet e përmirësimit të shërbimit për këtë vit i cili kryesisht do të fokusohet në riparimin e vagonëve të fjetjes para sezonit turistik.
Ndërsa për vitin e ardhshëm premton për realizimin e një kredie me vlerë 14 milion euro në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kredi e cila do të përdoret për modernizimin e parkut  hekurudhor.

  • 1

    Radio