Aktuale Më shumë

Këtë vit mësimi në drejtimin ‘teknik i mjeksisë’ ofrohet vetëm në gjuhën shqipe

Prej tvteuta16:00, 17 Qershor 2022

Viti shkollor 2021/2022 për gjimanzin publik Vëllazërim bashkim ishte shumë i sukseshëm, shprehet për Televizionin Teuta drejtoresha e këtij insitucioni Ardita Kovaçeviq.

“Këtë vit do të ndajmë diplomat “Lluça“ për 32 nxënës”, deklaron ajo.

Këtë vit për herë të parë në këtë gjimnaz hapet drejtimi ‘teknik i shëndetsisë, laborant dhe sanitar’. Lidhur me këtë drejtoresha e gjimnazit publik Vëllazërim bashkim Ardita Kovaçeviq tha se paraprakisht është bërë marrëveshtja për ushtrimin e praktikës në shtëpinë e  shëndetit  Ulqin dhe spitalin e Tivarit, me ç’rast falenderonë drejtoreshën Dr Sadije Hollaj dhe drejtorin Dr Igor Karishik.

“Është një iniciativë që e kemi marrë më herët gjatë vitit kur kemi bërë edhe analizën e situatës së ofertës së mësimit të gjimanzit gjatë viteve,  në Ulqin por edhe në Mal të Zi. Duke parë se kërkesa, sidomos viteve të fundit kur jemi ballafaquar me pandeminë e koronavirusit ishte mjaft e madhe për staf mjeksor dhe duke parë se në Mal të Zi asnjëherë nuk është ofruar drejtimi teknik i mjeksisë në gjuhën shqipe e pamë të arsyeshme që t’i drejtohemi Ministrisë së Arsimit me një kërkes për të na mundësuar liçensimin e shkollës sonë në këtë drejtim.  Këtë vit ky drejtim do të jetë vetëm në gjuhën shqipe ndërsa nga viti ardhshëm do të ofrohet mundësija e vijimit të mësimit në këtë drejtim edhe në gjuhën malazeze”, shprehet ndër të tjera drejtoresha Kovaçeviq.

Regjistrimet në këtë degë pritet që të hapen në datat 27,28,29 dhe 30 qershorë.

  • 1

    Radio