Këtë fundjavë organizohet “Dita e Rumisë 2017” – Programi
Prej tvteuta15 May 2017
Kësaj fundjave, me 20 dhe 21 maj, Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga Ulqini organizon për të gjashtin vit me radhë manifestimin tradicional gjithëpopullor ”Dita e Rumisë 2017”. Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja dhe përtëritja e traditës shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majen e malit Rumisë, i cili konsderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Poashtu qëllim në vehte është njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre. ”Dita e Rumisë” si maniestim unik vlerësohet ndër veprimtaritë kryesore të kësaj treve duke tubuar adhuruesit e traditës, historisë, kulturës, natyrës, bjeshkatarisë etj. Gjatë viteve të kaluara pjesëmarrës kanë qenë me qindra bjeshkatarë nga Kraja, Tivari, Ulqini, Ana e Malit, Malësia, Shqipëria, Kosova etj, duke ndikuar në masivizimin e këtij manifestimi i cili me vlerat që përçon është bërë tashmë pjesë e ofertës turistike. PROGRAMI E shtunë, me 20 maj 2017
- Ora 20:00 Kamping tërë natën në fshatin Brisk Nalt të Krajës,
- Ora 04:00 Nisja e bjeshkatareve nga Ulqini, para komunës,
- Ora 05:30 – 06:00 Grumbullimi i bjeshkatarët në fshatin Brisk Nalt,
- Ora 06:00 Nisja e bjeshkatareve për në Majen e Rumisë,
- Ora 11:00 Mbërritja e bjeshkatareve në Maje të Rumisë (1595m lmd)
- Ora 12:00 Garat popullore në Djerr tëm Rumisë
- Ora 13:00 Zbritja e bjeshkatareve në fshatin Brisk Nalt,
- Ora 16:00 – 16:30 Programi kulturo-artistik në fshatin Brisk Nalt,
- Ora 18:00 Shpërndarja e bjeshkatarëve dhe përfundimi i Manifestimi tradicional gjithëpopullor ‘’Dita e Rumisë 2017’’