Këtë fundjavë manifestimi tradicional gjithëpopullorë ”Dita e Rumisë 2019”
Prej tvteuta22:12, 5 Qershor 2019
Kësaj
fundjave, me 09 qershor 2019, Shoqata e bjeshkatarëve ”Rumia” nga
Ulqini organizon për të tetin vit me
radhë manifestimin tradicional gjithëpopullor ”Dita e Rumisë 2019”.
Qëllimi kryesor i këtij manifestimi është ruajtja dhe përtëritja e traditës
shumëshekullore të popullatës vendore të daljes në majen e malit Rumisë, i cili
konsderohet si simbol i ekzistencës së tyre. Poashtu qëllim në vehte është
njohja me bukuritë natyrore të kësaj ane si dhe shoqërimi i bjeshkatareve dhe
krijimi i njohjeve të reja ndërmjet tyre.
”Dita e Rumisë” si maniestim unik vlerësohet ndër veprimtaritë kryesore të
kësaj treve duke tubuar adhuruesit e traditës, historisë, kulturës, natyrës,
bjeshkatarisë etj. Gjatë viteve të kaluara pjesëmarrës kanë qenë me qindra
bjeshkatarë nga Kraja, Tivari, Ulqini, Ana e Malit, Malësia, Shqipëria, Kosova
etj, duke ndikuar në masivizimin e këtij manifestimi i cili me vlerat që përçon
është bërë tashmë pjesë e ofertës turistike.
Për të gjithë pjesëmarrësit që këtë fundjavë do të jenë pjesë e këtij aktiviteti më poshtë janë dhënë edhe disa detaje nga SHB ”Rumia”.
Ju njoftojmë që data e
manifestimit të përvitshëm “Dita e Rumisë” do të jetë 09 qershor
2019.
-Nisja nga Ulqini bëhet në orën 04:00 para Komunës së Ulqinit
-Transporti është individual.
-Gjithashtu mund te shfrytzoni edhe transportin me minibus ose autobus nga
Ulqini ne Brisk dhe anasjelltas. Udhetimi me autobus kushton 5 euro per person.
Paraqitja per transport eshte e obligueshme. Ajo duhet te behet deri diten e
shtune me 08 qershor ne oren 18.00, ne tel. 069 962 297
-Bjeshkatarët duhet të grumbullohen në fshatin Brisk Nalt
(vendnisja e viteve të mëparshme);
-Në orën 06:00 fillon ecja përgjatë shtegut;
-Para së gjithash të ruhet ambienti
-Gjatësia e shregut shkon deri në 4,5 km në një drejtim me
vështirësi mesatare;
-Të nevojshme janë këpucë e malit veshje të përshtatshme dhe veshje rezerve per
nrrim, ushqim fruta
dhe 3-4 L ujë;
-Mbërritja në majë të Rumisë (1595m lmd) parashikohet të jetë
rreth orës 11:00;
-Gjatë zbritjes, ne Djerr të Rumisë do të mbahen garat
tradicionale;
-Mbërritja në pikënisje rreth orës 16:00
-Vendi është i siguruar për bjeshkatarët që kanë dëshirë për kamping në Brisk
Nalt një natë para nisjes;
-Lusim shoqatat që shprehin vullnetin të na bashkangjiten të
paraqiten në inboks.
-Për sqarime rreth organizmit, lini meshazh ne inboks ose nr 069 962 297
Ju mirëpresim!
Me nderime, SHB “Rumia”-Ulqin!