Sporti Më shumë

Këshilltarët e Kuvendit Komunal i urojnë sukses Kombëtares në Francë

Prej tvteuta17:16, 11 Qershor 2016

Edhe këshilltarët e Kuvendit Komunal të Ulqinit u janë bashkuar urimeve për Kombëtaren shqiptare në kampionatin europian në Francë. Këshilltari Asllan Llunji tha për televizionin Teuta se shpreson për një rezultat të mirë të kombëtares dhe që tifozat në Ulqin me padurim presin ndeshjet e para. Poashtu edhe këshilltarët Kadri Sinani dhe Skender Elezagiq u shprehën optimist për arritjet e kombëtares, dhe uruan që edhe tifozët në Ulqin të tregojnë se dinë të bëjnë tifo në mënyrë të civilizuar.

Për Andrija Qetkoviq , Shqipëria në këtë kampionat do të ketë edhe përkrahjen e tifozave joshqiptarë, pasi sipas tij është normale që të përkrahet kombëtarja e vendit fqinj, me të cilët Mali i Zi ka marrë dhënie shumë të mira.

  • 1

    Radio