Aktuale Më shumë

Këshilli refuzon amendamentin. Deklarimi për kombësi, fe dhe gjuhë, do të jenë në regjistrim

Prej tvteuta18:27, 30 Nëntor 2022

Këshilli Legjislativ i Parlamentit të Malit të Zi vendosi se propozimi për të hequr nga Ligji për regjistrim deklarimin e kombësisë, përkatësisë fetare dhe gjuhës nuk është ligjërisht i pranueshëm. Amendamenti për heqjen e tyre u dorëzua nga Socialdemokratët. Deputeti i Demokratëve Vladimir Martinoviq tha se askush më parë nuk kishte kërkuar që këto pika të fshihen nga lista e regjistrimit, ndërsa ai i Socialdemokratëve, Boris Mugosha tha se regjistrimi nuk është e vetmja gjë përmes së cilës qytetarët mund të afirmohen në nivel kombëtar.

“Kjo është arsyeja i amendamentit tim. Pyetjet për kombësinë, gjuhën dhe fenë janë pyetje që do të na rëndojnë, duam apo s’duam. Do të ketë edhe ndërhyrje nga vendet e treta, siç ishte rasti në regjistrimin e mëparshëm.”, theksoi Mugosha. Deputeti demokrat Momo Koprivica tha se ky amendament bie ndesh me sistemin ligjor dhe do të sjellë konfuzion dhe probleme në zbatimin e ligjit. Komisioni gjithashtu nuk e miratoi amendamentin e Socialdemokratëve për të specifikuar në ligj datën e mbajtjes së regjistrimit, në mënyrë që Qeveria të mos vendos se kur do të bëhet regjistrimi. Mugosha në mbrojtje të amendamentit  tha se është e rëndësishme që ajo datë të jetë në përputhje me praktikën e brendshme por edhe me rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë.

  • 1

    Radio