Politikë

Aktuale Më shumë

Këshilli Qendror i Evropa Tani vendos për formimin e Qeverisë

Prej tvteuta26 August 2023

Lëvizja Evropa Tani mban sot mbledhjen e Këshillit Qendror, në të cilën do të vendoset lidhur me çështjet që e rrethojnë formimin e qeverisë së 44-të. Mandatari për përbërjen e qeverisë dhe lideri i këtij subjekti, Millojko Spajiq, në mbledhjen e mbrëmshme të grupit parlamentar mori mbështetje absolute për formimin e qeverisë së re.  Takimi ku ai prezantoi përbërjen dhe synimet e qeverisë, nisi në ambientet e partisë në orën 20.00 dhe ka zgjatur deri pas mesnate. Pas përfundimit të mbledhjes , Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Evropa Tani, Boris Pejoviq, ka bërë të ditur se deputetët i kanë dhënë Spajiq përkrahje absolute për formimin e Qeverisë së 44-të dhe se do të respektojnë vendimin e autoriteteve të partisë. “Nuk ka pasur asnjë dilemë për këtë, vetëm mediat kanë nxjerrë spekulime të pabaza – tha Pejoviq.  Ai ka mohuar disa raportime në media dhe ka bërë të ditur se në takim nuk ka marrë pjesë vetëm deputetja Maida Gorçeviq, për arsye legjitime.