Sociale Më shumë

Këshilli i Privatizimit: Kriporja nuk është në rendin e ditës

Prej tvteuta16:22, 23 Dhjetor 2015

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Privatizimit, të cilën e udhëheq kryeministri Gjukanoviq, Kriporja e Ulqinit nuk do të jetë në rend të ditës.

Këshilli duhej të binte vendimin nëse toka e Kripores është shitur në mënyrë të drejtë pronarit të tanishëm apo ka pasur edhe shkelje ligjore.

Gjukanoviq dje deklaroi se cdo vendim për Kriporen do të bihet sipas ligjit, por habit fakti që ajo sot nuk është në rendin e ditës.

Nga ky vendim do të varen shumë hapa tjerë në lidhje me statusin e ardhshëm të kripores, aq më tepër që interesim maksimal ka edhe nga ambasadat europiane,  sidomos ajo e Germanisë, ku ambasadorja Shtajnaker ka deklaruar se Mali i Zi nuk do të mund të hap kapitullin 27 nëse nuk zgjidhet çështja e Kripores.

  • 1

    Radio