Aktuale Më shumë

Këshilli parlamentar, miraton ndryshimet e Ligjit për akcizat

Prej tvteuta09:58, 19 Mars 2022

Këshilli  Parlamentar për Ekonomi, Financa dhe Buxhet, ka miratuar njëzëri ndryshimet e propozuara në Ligjin për akciza, me të cilin akcizat në derivate, do të jenë më të ulëta deri në 40%.

Ministri i financave dhe përkujdesjes sociale, Millojko Spajiq, ka kumtuar se Qeveria ka propozuar amandamentin duke i mundësuar fleksibilitet kësaj dhe çdo qeverie të ardhshme, që të zvogëlojë akcizat deri në 40%, nëse do të jet e nevojshme.

Këshillim po ashtu, ka miratuar konkluzionin me të cilin kanë ftuar kryesuesin e Parlamnetit, Strahinja Bullajiq,  për shkak të seriozitetit të kësaj problematike me rastin e rritjes drastike të çmimeve të derivateve,që deri në fund të muajit mars të caktoj mbledhjen në të cilën do të debatohej për ndyrshimet dhe plotësimet e Ligjit për akcizat.

Përfaqësuesit e FD dhe të Demokratëve, e braktisën këët mbledhje dhe nuk morën pjesë në votimin për konkluzionin e propozuar.

  • 1

    Radio