KËSHILLI I RTMZ E LARGOI NË MËNYRË TË PALIGJSHME ANDRIJANA KADIJA
Prej tvteuta11:41, 26 Prill 2019

Këshilli i Radio – Televizionit të Malit të Zi e ka larguar në mënyrë të paligjshme Drejtoreshën gjenerale të Shërbimit Publik Andrijana Kadija në qershor të vitit të kaluar, njoftoi televizioni i Malit të Zi.
Kështu qëndron në aktgjykimin e shkallës së parë të gjyqtarës së Gjykatës Themelore të Podgoricës, Bilana Krgoviq, që u vendos dje, ku pala në proces ka të drejtë të ankohet në Gjykatën e Lartë.
Gjyqtarja Krgoviq vendimin mbi shkarkimin e ka anuluar si të paligjshëm.
Kadija nuk ka mundësi për t’u kthyer përsëri në pozitën e drejtoreshës gjenerale , sepse në ndërkohë Bozhidar Shundiq u zgjodh në atë pozitë, por ajo ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim.
Gjithashtu sot, gjyqtari Radovan Vllaoviq ka gjykuar në favor të redaktorit të programit Aleksandar Mirkov I cili poashtu u largua në mënyrë të paligjshme.