Sociale Më shumë

“Këshilla”: Tubim i parë me karakter fetar. Kërkohej një karrigë më tepër

Prej tvteuta10:10, 9 Shkurt 2016

Shoqata humanitare-edukative “Këshilla” me datë 6 shkurt në amfiteatrin e Qendrës për kulturë organizoj mbrëmje kulturore me karakter fetar. Ky ishte tubimi i parë të cilin e organizoj kjo shoqatë, i cili Qendrën për kulturë e shëndroj në një vend ku u kërkonte një karrige më tepër. Për plotë një orë e gjysëm amfiteatri ishte i mbushur plotë me dashamirës të këngës së bukur dhe të atyre që dhëshirojnë të mësojnë më tepër nga ligjeruesi i mbrëmjes.

Në programin e përgaditur enkas për këtë mbrëmje morën pjesë këngëtarët e ilahive: Adem Ramadani, Ferki Shala dhe ulqinaku Muhamed Kollari, kurse ligjerues ishte Ahmed Kalaja teolog i njohur nga Shqipëria i cili foli për rolin e fesë në shoqëri.

Në hapje, fjalën përshëndetëse e kishte kryetari dhe njëheri organizatori i këtij tubimi Arben Tafa i cili mes të tjerash foli edhe për qëllimin e kësaj shoqate.

Ekipi i televizionit tonë ishte i pranishëm në këtë tubim dhe para se të fillojë programi protagonistëve të mbrëmjes u shtroj pyetjen “çfarë presin nga kjo natë”? Përgjigja e përbashkët e tyre ishte që të pranishmëve tu spjegojnë  se islami është feja e paqes dhe mirëkuptimit.

Kurse menjëherë pas përfundimit të kësaj mbrëmje e cila ishte mbresëlënëse për publikun, morëm përshtypjet e organizatorit Arben Tafës.

Kjo është mbrëmja e parë të cilën e ka organizur “Këshilla” por jo edhe e fundit, sepse ato kanë plane të shumëta për vendasit tanë, qoftë me karakter kulturorë, apo edhe humano edukativ për të gjithë ato të cilët trokasin në dyert e tyre për ndihmë.

  • 1

    Radio