Sociale Më shumë

KERKUAM OBORR PER RECIKLIM, POR NUK E LEJUAN

Prej tvteuta10:38, 13 Mars 2019

Skender Kaleziq  drejtor i  ndërmarrjes  “Veprimtaritë Komunale” lidhur me ndotjen e ajrit nga ndezja e deponisë së egër në Mal të Bardhë shprehet se ka angazhuar të gjithë fuqinë punëtore për të zgjidhur problemin e riaktivizimit të zjarrit në këtë lokacion,por pa sukses. “Nga viti 2017 kemi kërkuar nga pronari që në atë lokacion të ndërtohet  oborri reciklues ku do bëhehej reciklimi  materialeve inerte me një shumë përkatëse vjetore ,ku fituam dritën jeshile,mirëpo kjo nuk ndodhi sepse gjygjtari që ishte I angazhuar në këtë lëndë nuk e ka lejuar  një gjë të tillë,dhe kjo çështje ka mbetur pezull.

“Në këtë hapësirë  bartet material nga gjithë qyteti,ku dominojnë pronarët e firmave të mëdha që nuk kanë të nënshkruar marrëveshje me ndërmarrjen në fjalë për bartjen e materialeve”, theksoi Kaleziq.

  • 1

    Radio