Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Kërkohet që Edi Rama të shpallet persona non grata

Prej tvteuta19 April 2017

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë Nenad Popoviq e ka ftuar sot Qeverinë e këtij vendi që ta shpallë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, persona non grata në territorin e Serbisë për shkak të deklaratës së tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. “Këtë e njohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”, citon FoNet të ketë thënë Popoviq.