Kërkohet ndalimi i burkës në gjithë BE-në
Prej tvteuta8 April 2017
Grupi më i madh i deputetëve të Parlamentit Evropian ka bërë të ditur se përkrah nismën për ndalimin e perçes islamike në mbarë Bashkimin Evropian. Partia Popullore Evropiane e konsideroi këtë propozim si masë të domosdoshme zyrtare, duke e përkrahur edhe në kongresin partiak në Maltë, shkruan Independent. Këta eurodeputetë mendojnë se ndalesa duhet të fuqizohet për shkaqe të sigurisë dhe nuk e sheh si pjesë integrale të ndërveprimit ballëhapur në Evropë.EPP-ja, grupim konservator i qendrës së djathtë, numëron 216 ulëse në Parlamentin Evropian me 751 deputetë. Kjo parti konsiderohet e lidhur me parti në pushtet, si CDU-ja e kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe Partia Popullore e Spanjës, si dhe Republikanët e Francës.