Aktuale Më shumë

Kërkohet hetim ndaj Varhelit. “Ka minuar demokracinë në vendet kandidate”

Prej tvteuta17:32, 4 Dhjetor 2022

Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme po kërkon hetim të Komisionerit të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se Varhelyi qëllimisht po minon reformat në fushën e demokracisë te vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Komisioni i Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme kërkon një hetim mbi sjelljen e Komisionerit të Zgjerimit Z. Varhelyi, lidhur me raportet se ai me dashje minon reformat e demokracisë dhe sundimit të ligjit për vendet që duan të anëtarësohen në BE”, ka shkruar në Tëitter. Ndërkohë, ka thënë se i kërkohet Komisionit që të nxisë hetim të pavarur që do të sqarojë nëse politikat e ndjekura nga Varhelyi përbëjnë shkelje të Kodit të Sjelljes për anëtarëst e KE-së dhe detyrimeve të tij si komisioner.

Varheli edhe më herë ka qenë në qender të spekullimeve se në angazhimi e tij më tepër ndjek vijën politike të Hungarisë zyrtare se sa të BE-së, duke faavorizuar edhe  qendrime pro ruse.

  • 1

    Radio