Politikë Më shumë

Kërkohet heqja e imunitetit të Medojeviq

Prej tvteuta31 May 2017

Prokuroria speciale e Malit të Zi i ka dërguar kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit të Lëvizjes për Ndryshime Nebojsha Medojeviq, për shkak të dyshimeve se së bashku me katër persona të tjerë ka marrë pjesë në pastrimin e parave, njofton Pobjeda duke u bazuar në burime të besueshme. Medojeviq akuzohet se ka pasur gisht në transferime të dyshimta të parave të cilat janë paraqitur si donacione prë Lëvizjen për Ndryshime. Më herët dy zyrtarët e kësaj partie Dejan Vujisiq dhe Zheljko Shqepanoviq janë arrestuar për akuzën në fjalë, kurse Medojeviq të gjitha këto i ka quajtur si akuza me motive politike.