Kërkohet heqja e imunitetit edhe për 4 deputet tjerë të FD
Prej tvteuta22 July 2017
Prokuroria themelore e Podgoricës ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq heqjen e imunitetit edhe për 4 deputet të tjerë të Frontit Demokratik, dhe pritet që për këtë deputetët të deklarohen në seancën e ardhshme. Siç shkruajn mediat bëhet fjalë për deputetët Marina Jociq, Branko Radulloviq, dhe Millutin Gjukanoviq por nuk dihet identiteti i deputetit të katërt. Deputetët në fjalë akuzohen për sjellje të dhunshme me 15 shkurt në korridorin e Kuvendit të Malit të Zi, kur kanë sulmuar edhe fizikisht disa deputetë të shumicës, kurse ndaj tjerëve kanë përdorur fjalë ofenduese dhe kërcënime. Më herët Kuvendi ka hequr imunitetet e deputetëve Nebojsha Medojeviq, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq.