Aktuale Më shumë

Kërkesë urgjente!

Prej tvteuta21:30, 23 Qershor 2022

I nderuar kryeministër Abazoviq,
I nderuar ministër Axhiq,

Na lejoni që në emër të qytetarëve, afaristëve e hotelijereve të ju drejtohem me një apel për veprim urgjent.

Ky veprim ka të bëjë me sezonin turistik i cili ka filluar por në fillim shihet që ka disa problematika që duhet të zgjidhen në një kohë sa më urgjente.

Problematika ka të bëjë me lejen për hyrje me çertifikatë të lindjes për turistët nga vendet fqinje. Ky vendim i cili vitin e kaluar ishte në fuqi ka nevoje të rivendoset sa më parë duke qenë se rezultatet negative po ndihen nga pushuesit e vendeve fqinje.

Qytetarët e Ulqinit në veçanti e kanë më se të nevojshme qe ky vendim të rivendoset ne fuqi duke parë që turistët nga vendet fqinje perbejnë pjesën më të madhe të vizitoreve në këtë periudhë të vitit.

Apeloj që në një kohë rekord të merret parasysh kjo kerkesë e cila momentalisht është më e rëndësishme se inspeksionet të cilët po bejnë detyrën represive në periudhen kur do ishte më mire te veprohet ne disa menyra tjera me efekt te njejtë.

Me respekt
Fuad Llunji,
Kryetar i shoqatës të hoteleve dhe apartmaneve të Komunes se Ulqinit

  • 1

    Radio