Rajoni/Bota Më shumë

Kërkesa e Zelenskyt: ‘Rusia të njihet si shtet terrorist’

Prej tvteuta14:15, 15 Maj 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky iu ka kërkuar zyrtarisht senatorëve amerikanë që vizituan Kievin një ditë më parë, që Rusia të njihet zyrtarisht si shtet terrorist.

Lideri ukrainas, priti drejtuesin e pakicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell si dhe disa senatorë të tjerë republikanë, vizitën e të cilëve e cilësoi si një sinjal të fuqishëm yë mbështetjes dypartiake amerikane për Ukrainën.

Zelensky ka falënderuar sërish Shtetet e Bashkuara për Aktin e Huadhënies për Mbrojtjen e Demokracisë së Ukrainës i cili u miratua vetëm pak ditë më parë.

Ligji i ri i nënshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili lehtëson disa kërkesa për SHBA-në për t’i dhënë hua ose me qira pajisje ushtarake Ukrainës, kaloi me një shumicë dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve dhe atë të Senatit.

Mbështetësit e tij thanë se ky ligj i jep Bidenit autoritet shumë më të gjerë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë.

Ndërkohë, trupat ruse kanë filluar të tërhiqen nga qyteti verilindor i Kharkivit, pas disa javësh luftimesh të ashpra dhe kanë rinisur sulmet ajrore mbi Donetsk.

  • 1

    Radio