Politikë Më shumë

Kërcënohet Nimanbegu-ndërpritet seanca e Kuvendit të Malit të Zi (Video)

Prej tvteuta12:34, 22 Janar 2018

Kuvendi i Malit të Zi me 19 janar 2018 ka filluar seancën e parë të jashtëzakonshme për këtë vit me 12 pika te rendit të ditës.Deputetët në ditën e parë te seancës kanë përfunduar debaten mbi Propozimligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi administraten publike dhe Propozimligjin për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse.

Të pranishëm në sallë ishin përfaqësuesit e pozitës dhe një pjesë e opozitës. Ajo cfarë është theksuar në këtë mbledhje ishte edhe polemika e ashpër dhe një fjalor tejet i rëndë për një institucion serioz siç është Kuvendi. Poashtu seancen e karakterizoi edhe  fjalori fyes i  deputetit Millan Knezheviq drejtuar nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi dhe deputetit të Forcës, Genci Nimanbegut, i cili në këtë rast po kryesonte seancën. Nënkryetari Nimanbegu, pas një mori diskutimesh procedurale nga ana e opozitës, dhe kërkesës që të mos diskutohet pika e rendit të ditës për shkak të mospranisë së ministrit të shëndetësisë,  si kryesues i seancës vlerësoi se ekzistojnë kushtet për të vazhduar debaten sepse e pranishme ishte bashkëpunëtorja e autorizuar për ta mbrojtur propozimligjin në fjalë.

Por kjo situatë shkaktoi revolt tek opozita,  konkretisht te deputeti Knezheviq, i cili iu drejtua Nimanbegut me fjalët: “…unë mund edhe me dorën e djathtë-ja mogu i desnom rukom”(pasi që dorën e majtë e ka të lënduar nga incidenti qe ka pasur në Kuvend para pak kohësh)  si dhe “…mos luaj këtu rolin e personit të rëndësishëm, kur ta formosh UCK-në, atje luaje këte rol (…”nemoj da izigravas facu ti ovdje, pa kad napravis UCK tamo ces izigravati facu…”). Pas këtyre ndërhyrjeve, nënkryetari Nimanbegu dha pauzën e cila zgjati rreth 45 minuta.

Më gjerësisht mund të ndiqni video xhirimin:

 

 

  • 1

    Radio