Politikë Më shumë

Keqpërdorime me kredinë: Arrestohet ish drejtori i FIZH, Zoran Vukçeviq, në Prokurori edhe ish ministri Ivanoviq

Prej tvteuta18:37, 4 Shkurt 2021

Mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale, policia ka arrestuar disa persona të dyshuar për shpërdorim detyre dhe keqpërdorim të mjeteve financiare, të cilat u paguan në vitet  2015 dhe 2016, në këstin e parë të linjës së kreditit nga Fondi i Abu Dhabit. Ish Ministri i Bujqësisë dhe këshilltaru i Presidentit të Malit të Zi, Petar Ivanoviq, ishte gjithashtu i ftuar në ndërtesën e Prokurorisë për t’u marrë në pyetje . Të arrestuarit në fjalë janë ish-drejtori i Fondit për Investime dhe Zhvillim, Zoran Vukçeviq, dhe vlerësuesi i pasurisë  Milan Axhiq , kurse në pyetje u mor edhe ish ministri i bujqësisë në qeverinë kalimtare, Budimir Mugosha. Sipas portalit “Vijesti” gjatë ditës dhe të Premten, pritet të arrestohen edhe disa persona të tjerë të cilët kanë përfituar kredi nga ky fond. Në dy vitet e para, kur u shpërnda kësti i parë i huasë, në vlerë  prej 11.5 milion dollarë, ministria e bujqësisë ishte e ngarkuar me zbatimin e projektit dhe shpërndarjen e linjës së kreditit për ndërmarrjet malazeze në veri të vendit. Prokuroria dyshon se këto mjete nuk janë shpërndarë sipas kritereve të përcaktuara, pasi kompanitë që kanë përfituar prej tyre ose janë fikur ose ato i kanë dedikuar për shpenzime të tjera. Pas marrjes në pyetje, personat në fjalë janë lënë të mbrohen nga liria. Lidhur me arrestimet e sotme ka reaguar edhe zv.kryeministri Dritan Abazoviq, i cili në rrjetin social Twitter tha se duhet inicuar sa më shpjet edhe heqja e imunitetit për ish ministrin Petar Ivanoviq, i cili sipas tij, është personi kryesor në këtë aferë.

  • 1

    Radio