Sociale

Sociale Më shumë

Këndi i lojrave do të riparohet deri në fund të korrikut

Prej tvteuta16 June 2017

Me iniciativën e shoqatës “Prindërit”, këndi i lojrave për fëmijë i cili gjendet në afërsi të Qendrës për kulturë, do të riparohet deri në fund të muajit korrik, u njoftua për televizionin Teuta nga kjo shoqatë. Përfaqësuesja e kësaj shoqate Dijana Ponosh, tha se Komuna e Ulqinit ka siguruar mjetet për renovimin e këtij këndi , i cili pas kësaj do të duket më ndryshe. “Qëllimi është që pajisjet e tanishme prej druri ti zevendësojmë me ato prej metali, pasi ato prej druri nuk janë treguar të qëndrueshme, sidomos duke pasur parasysh individ të papërgjegjshëm të cilët nuk ngurrojnë të shkatërrojnë hapsirat publike”, tha në mes tjerash Ponosh.