Sociale Më shumë

“Kemi bërë përpjekje maksimale për furnizim të rregullt me ujë gjatë sezonit turistik”

Prej tvteuta09:40, 3 Shtator 2021

Në Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar  “Ujësjellës dh Kanalizimtë kënaqur me menaxhimin e mirëvajtjes së furnizimit me ujë  dhe realizimit të aktiviteteve të përditshme gjatë sezonit veror. Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të kësaj ndërmarrje Arjan Lamoviq për Televizionin Teuta u shpreh se edhe përkundër problemeve që barten nga viti në vit e që kanë të bëjnë me mirëvajtjen e sistemit të ujësjellësit tejet të vjetruar, me përpjekjet dhe angazhimin e të gjithë fuqisë punëtore është arritur që brenda mundësive që të menaxhohet mirë furnizimi me ujë në Komunën e Ulqinit  .

“Gjatë sezonit veror është pesëfishuar numri i banorëve në Komunën e Ulqinit , por është arritur që brenda mundësive të menaxhohet mirë , ka pas probleme në tubacione, ndërprerje të rrymës elektrike ,mund të themi se ja kemi dalë në krye për të furnizuar qytetin me ujë, edhe pse në  zona të larta ka pas probleme me furnizim të ujit”, deklaroi Lamoviqi.

Lamoviq shprehet se edhe situata financiare është stabile ,është arritur të shlyhen të gjitha obligimet ndaj punëtoreve si dhe është bërë pagesa e kontributeve, përveç pjesës që hynë në marrëveshje të ri programit të nënshkruar nga Komuna e Ulqinit dhe Qeveria.

Ai  ka thënë se cilësia e ujit është në brenda parametrave të qëndrueshmërisë, të cilat bëhen dy herë në javë. Sa i përket pagesës së faturave të qytetarëve dhe afaristëve Lamoviq shprehet i kënaqur  duke pas  parasysh edhe situatën e krijuar nga Covid 19 .

 H.Nelaj

  • 1

    Radio