Ekonomi

Ekonomi Më shumë

Kelmendi takohet me kryeministrin Markoviq

Prej tvteuta14 October 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherit afaristi i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka zhvilluar dje një takim me kryeminstrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, ku është diskutuar rritja e formave të bashkëpunimit biznesor, tregtarë dhe prodhues me fqinjin perëndimor. Kelmendi, lajmin për takimin me kryeministrin e Malit të Zi, e ka postuar në profilin e tij në Facebook, ku ka theksuar se “takimi me Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq, për mbështetje të investimit në Qytetin e Bjellopoljes”. Kelmendi në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës – pozitë të cilën e ka ushtruar gjatë mandatit të kaluar të ekzekutivit – ka zhvilluar takim më kreun e Mali të Zi, për çka gjatë asaj kohe është shquar për rolin e tij në  politikat e zhvillimit ekonomik, respektivisht ‘Pakot Fiskale 1 dhe 2’, shkruajn mediat kosovare.