Aktuale Më shumë

KE paralajmëron përshkallëzim të krizës energjetike

Prej tvteuta09:17, 2 Gusht 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi sot përshkallëzimin e krizës energjetike dhe theksoi se BE-ja duhet të përgatitet për situatën më të keqe. “Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 shtete anëtare të BE-së, ne të gjithë duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha Von der Leyen për gazetën spanjolle “El Mundo”.

Rusia kohët e fundit pezulloi furnizimet me gaz për disa vende të BE-së, duke përfshirë Poloninë, Bullgarinë dhe të shtunën, Letoninë, për shkak të refuzimit të tyre për të paguar për dërgesat në rubla. Rusia ka pezulluar gjithashtu dërgesat në Gjermani për punë mirëmbajtjeje, që shihet si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore.

  • 1

    Radio