KE do të paraqesë sot raportin vjetor për Malin e Zi
Prej tvteuta09:56, 29 Maj 2019
Komisioni evropian do të prezantojë sot në Bruksel pakon e zgjerimeve për Ballkanin Perëndimor , i cili përfshin edhe raportin vjetor për Malin e Zi. Në konferencën për media do të flasin përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini dhe komisari evropianë për zgjerim Johanez Han.
Është kumtuar se pas përfundimit të konferencës, e cila do të transmetohet drejtë për drejtë në info qendrën e BE në Podgoricë, medieve do tu drejtohen edhe ambasadori i BE në Mal të Zi Aivo Orav dhe kryenegociatori Aleksandar Drleviq.