Sporti Më shumë

KB “Ulqini” ndihmon familjet në nevojë

Prej tvteuta16:15, 23 Nëntor 2017

Klubi i basketbollit “Ulqini” do të dhurojë të gjitha të ardhurat nga biletat e ndeshjes  me KB “Teodo” për qëllime humanitare, njofton kryetarii klubit Rizo Hajdarpashiq. 

“Në bashkëpunim me TV Teuta kemi vendosur që të ardhurat nga biletat e ndeshjes me KB “Teodo” ti dhurojmë si ndihmë për një familje në nevojë. Delegacioni i klubit së bashku me lojtarët do të bëjnë personalisht dorëzimin e mjeteve dhe dhuratave tek ajo familje.”, thotë Hajdarpashiq.

Ai u bëri thirrje të gjithë tifozëve që në numër sa më të madh të marrin pjesë në ndeshje, e cila do të luhet të shtunën me 25 nëntor me fillim në ora 18.00.

  • 1

    Radio