KB “Ulqini” fiton përforcim të ri
Prej tvteuta10:21, 8 Shkurt 2018
Skuadra e basketbollit “Ulqini” nga dita e sotme ka siguruar një përforcim të ri. Basketbollisti Marko Peroviq, i cili ishte i angazhuar ne “Ibar” të Rozhajës, ka nënshkruar sot kontraten për KB “Ulqini”, bëjnë të njohur per TV Teuta nga drejtoria e klubit. Peroviq më herët ka luajtur në Francë dhe është një nga lojtarët më dominant në ligë, me mesatare 18,9 pikë për ndeshje.