Aktuale Më shumë

Katniq u shkarkua, i plotësoi kushtet për pension

Prej tvteuta18:45, 17 Shkurt 2022

Këshilli Prokurorial deklaroi ndërprerjen e funksionit të kryeprokurorit special Millivoje Katniq për shkak të së drejtës së realizuar për pension pleqërie në bazë të të dhënave nga Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor. Tetë anëtarë të Këshillit Prokurorial votuan pro vendimit, ndërsa dy ishin kundër.

I njëjti vendim është marrë më herët sot për nëntë prokurorë të tjerë të shtetit.

Prokurorët e shkarkuar janë Qukoviq Radmilla, Vesna Joviqeviq, Suzana Milliq, Razhnatoviq Olivera, Rmandiq Millica, Tomçiç Millivoje, Bozhidarka Gaçeviq, Hajran Kallaç dhe Feriha Muratoviq.

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial me shumicë votash zgjodhi prokurore disiplinore Danka Ivanoviq Gjeriqin dhe zëvendësuese Tanja Nishaviqin.

Shumica e Këshillit Prokurorial ishte kundër kërkesës së Katniqit për ndërprerjen e procedurës së zhvilluar për të përcaktuar nëse ai e ka arritur të drejtën e pensionit të pleqërisë, deri në përfundimin e procedurës administrative pranë Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor (PIO) dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

  • 1

    Radio