KATNIQ-PROTESTUESVE: SHKONI PËRPUNONI TOKAT DHE MBILLNI QEPË
Prej tvteuta16:54, 12 Mars 2019
Prokurori kryesorë special Millivoje Katniq e ka përulur edhe njëherë funkscionin të cilin e kryen, kështu është vlerësuar nga grupi organizues I protestave qytetare “Rezisto 97 000”. Në kërkesën e mëhershme të organizatorëve të protestave për dorëheqje nga funksionet, Katniq ka vlerësuar se nuk ka asnjë arsye që të tërheqet nga funksioni, dhe u ka dërguar mesazhin qytetarëve që protestojnë që është më mire të shkojnë dhe të përpunojnë token dhe të mbiellin qepë”. Në reagimet e ekipit të organizatorëve, theksohet se Katniqi, ashtu siç pritej, edhe më tutje mbron interest e pushtetit dhe jo të shtetit.