Aktuale Më shumë

Katniq del në pension?

Prej tvteuta09:31, 17 Shkurt 2022

Këshilli Prokurorial në mbledhjen e  ditës së sotme  duhet të vendosë për ndërprerjen e mundshme të funksionit të kryeprokurorit special Milivoje Katniq dhe prokurorëve të tjerë që kanë kushte për pension.

Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore dje ka konfirmuar se Katniq i ka plotësuar kushtet për pensionim dhe se dokumentacionin e kërkuar tashmë e kanë përcjellë në Këshillin Prokurorial. Më herët, në një letër drejtuar kryetarit të Këshillit Prokurorial, Katniq tha se shkarkimi i tij në bazë të plotësimit të kushteve për pension do të nënkuptonte diskriminim në bazë të moshës. Ai ka kërkuar nga Këshilli që të përjashtojë nga vendimmarrja anëtarët Sinisha Gazivoda dhe Stevo Muk me preteksin e arsyeve personale.

Ky i fundit tha se nuk ka asnjë bazë për këtë dhe i sheh akuzat e Katniq si një përpjekje për t’i bërë presion atij personalisht, por edhe të gjithë Këshillit Prokurorial.

  • 1

    Radio