Sociale Më shumë

Katërkollë: Punëtorët e “Ultep”-it në protestë

Prej tvteuta13:52, 24 Nëntor 2015

Puntorët e fabrikës së tapetave “Ultep” në Katërkollë kanë filluar sot një grevë me të cilën kërkojnë të drejtat e tyre  te punëtorit, pagimin e të ardhurave dhe të kontributeve për pension.

Në grevë pervec punetoreve te kesaj fabrike ishte prezent edhe kryetari i Sindikatës Komunale Shefki Keko Lamoviq, i cili për Televizionin Teuta tha se përkrah grevën e ketyre punonjesve te fabrikes Ultep, e cila nuk punon prej vitit 2001, kurse kontributet nuk u janë paguar që nga  viti 2008.

Kryetarja e sindikatit të fabrikës Sebije Gjeka u shpreh se përveç mos pagesës se të ardhurave, kontributeve dhe mosrespektimit të ligjiit të punës kundrejt  tyre,  në vitin 2008 gjithashtu iu ndalua hyrja  në fabrikë,  pasi pronari  Radovan Stojanoviq ndërroi bravat e dyerve.

Drejtori në detyrë i fabrikës Ivo Latkoviq, deklaron se problemi kryesor është statusi i pazgjidhur i puntoreve. Ai u shpreh se e përkrah protestën e tyre por e sheh të vështirë zgjidhjen e problemit. Sipas tij, zgjidhja e vetme është që puntoret si aksionere të bëjnë presion mbi pronarin me qëllim rivendosjen e prodhimit ose të gjendet një investitor i ri.

Puntoret në protestë, dukshëm të revoltuare nga neglizhenca e institucioneve,  paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre hasin përsëri në vesh të shurdhër do të përshkallzojnë grevën deri  në bllokomin e rrugës, pasi sipas tyre, nuk u ka mbetur asnjë rrugëdalje tjetër.

  • 1

    Radio