Sociale Më shumë

Katërkollë: Nënshkruhet marrëveshja për lokacionin e ndërtimit të tregut

Prej tvteuta16:45, 23 Shkurt 2017

Ditën e sotme gjatë vizitës së delegacionit të Komunës së Ulqinit në Anë të Malit është nënshkruar marrëveshja në mes të Komunës dhe familjes Salaj nga Katërkolla për marrjen në shfyrtezim të parcelës e cila gjendet në qendër të Katërkollës, zonë në të cilën do të fillojnë punimet për ndërtimin e tregut të  kësaj zone.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu shprehet i kënaqur që kjo iniciativë po ecen me hapa të mbara dhe që ky projekt po shkon drejtë realizimit.

Pas nëneshkrimit të kontratës në mes të Komunës dhe familjes Salaj, kompetencat për vazhdimesinë e këtij projekti i kalojne ndërmarjes publike “VEPRIMTARITE KOMUNALE”. Drejtori Skender Kaleziq tregon për TV Teuta se punimet në këtë drejtim do të fillojnë menjeherë me qellim që  ky projekt të finalizohet brenda 30 ditëve.

 

  • 1

    Radio