Katër kampiona të Malit të Zi nga klubi i karatesë REI
Prej tvteuta6 May 2017
Me datën 29 prill  u mbajt kampionati i Malit të Zi në karate për fatosa , shpresa dhe pioner. Në kampionat morën pjesë 382 garues nga 29 klube. Klubi i karatesë REI nga Ulqini mori pjesë me 11 garues të cilët arritën të marrin 4 medalje te arta si dhe disa medalje të argjendta dhe të bronzta. Kampiona të Malit te Zi jane : Elda Kurti, Dion Hoxha, Shpresa Osmani si dhe Anida Subrahimi. Nga klubi REI thonë se ky përbën një sukses të madh per klubin por është edhe dëshmi se në këtë klub po punohet seriozisht me talentët e rinj.