Katana:Të kënaqur me rezultatin dhe suksesin e maturantëve
Prej tvteuta31 May 2017
Më 19 maj 215 maturant të Gjimnazit të Kombinuar “Vëllazërim Bashkim” përfunduan vitin shkollor. “Nga 215 maturant, 18 prej tyre janë nënshtruar riprovimit më 24 maj, dhe të gjithë e kryen me sukses. Ata duhet t’i nënshtrohen edhe tre provimeve të maturës,një provimi të maturës eksterne, dhe dy provime interne.Provimit të maturës eksterne gjuhë e huaj, maturantët do t’i nënshtrohen me 1 qershor,ndërsa provimeve interne lëndë zgjedhëse shkolla profesionale do të mbahen me 6 deri më 8 qershor,ndërsa për nxënësit e gjimnazit provimet do të mbahen nga data 9 deri me 15 qershor” deklaroi drejtori i Qendrës Shkollore “Vëllazërim Bashkim” Hysejn Ceno Katana . Regjistrimet për vitin 2017/2018 do të mbahen nga data 12 deri më 17 qershor.Rikfalifikimi do të bahet me 18 qershor, ndërsa shpallja e rezultateve me 19 qershor. Për vitin shkollor 2017/18 nxënësit do të kenë mundësi të regjistrohen në disa drejtime: gjimnazin e përgjithshëm,teknik i ekonomisë,teknik i turizmit,pastaj në drejtimin kamarier-gjellëbërës,dhe frizer.