Katana: Jemi pjesërisht të kënaqur me suksesin e treguar në gjysmën e parë të vitit
Prej tvteuta09:13, 5 Shkurt 2020
Në gjimnazin publik “Vllazërim bashkim” pjesërisht janë të kënaqur me suksesin dhe sjelljen e nxënësve pas përfundimit të gjysëmvjetorit të parë. Drejtori i shkollës Husejn Katana, tha se klasat më të larta lirohen pak nga përgjegjësia e mësimit duke i bërë kështu të biejnë në rezultate, por ai beson se deri me përfundimin e vitit shkollor do të përmirësohen si nga sjellja ashtu dhe nga suksesi. Në drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm aktualisht janë 482 nxënës, nga të cilët 64% e nxënësve e kanë përfunduar me rezultat pozitiv, ndërsa në shkollat profesionale nga 281 nxënës vetëm 53 % paten sukses pozitiv. Sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit, viti shkollor përfundon në 12 qershor, ndërsa për maturantët do të përfundojë në 20 maj.