Aktuale Më shumë

Katana dhe Naydanova fitues të turneut në Ulqin

Prej tvteuta18:04, 13 Mars 2022

Tenistët nga klubi i Bellevue u treguan shumë të suksesshëm në turneun e parë për vitin 2022, për grupmoshat deri në 14 vjet, që u mbajt në po të njëjtin klub.

Skender Katana ishte dominues në kte turne dhe nuk ia lejoj kundërshtarëve vetëm dy geme deri në momentin e shpalljes fitues i turneut. Ai në finale mposhti Luka Lukovac ( KT Dadex ) nga Podgorica me rezultatë 6:0, 6:2.
Edvin Sabovic ( KT Bellevue ) arriti ne vendin e III-të, kurse Allen Katana fitues i turneut Consolation.

Edhe në konkurencën e vajzave Nikolj Naydanova nga Klubi Bellevue shpallet fituese e turnet e cila me rezultatë 6:1, 7:6 ishte më e mirë se Anja Drekalovic ( KT Dadex) nga Podgorica.
Kjo është tregues se tenistët e klubit Bellevue paralejmërojnë një sezon të mirë sportive për kte vit.

Javën ardhëshme klubi i tenisit Bellevue, do të jet nikoqire i turneut për grupmoshat deri në 10 vjet.

Klubi i tenisit Bellevue , Ulqin

  • 1

    Radio