Kastrati: Sezon i dobët turistik
Prej tvteuta18:33, 7 Gusht 2020

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar keq në ekonominë globale, sidomos në sektorin turistik. Sezoni 2020 mund të konsiderohet i dështuar, pasi plazhet janë pothuajse të zbrazëta. Qiramarrësit ankohen se ndihma e Qeverisë dhe përgjysmimi i qirasë nga Të Mirat Detare mund të mos jenë të mjaftueshme për të përballuar situatën, tha për Televizionin Teuta Albert Kastrati, sekretari i Shoqatës së qiramarrësve të plazheve. “TVSH-ja prej 21% do të ulet në 7 % veç për ushqim, pijet joalkoolike të pagazuara, nuk përfshihen pijet me kofein dhe çajin. Kurse TVSH-ja e çadrave dhe mobiliarëve të plazheve mbetet e njëjtë”, tha Kastrati.
Banka Qendrore e Malit të Zi ka miratuar një paketë të re të masave për të ndihmuar ekonominë nga pasojat e pandemisë, të cilat parashikojnë edhe vendosjen e moratoriumit në kreditë nga sektorët më prioritarë. Sipas Bankës Qendrore, këto masa do të plotësojnë ato të paketës së tretë të miratuar nga Qeveria e Malit të Zi. Masat e reja parashohin detyrimin e bankave që të ju mundësojnë shfrytëzuesve moratorium në kthimin e kredive n sektorët e turimit, bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, por sipas Kastratit edhe kjo nuk është zgjidhja e duhur.
Kastrati është optimist që viti i ardhshëm do të jetë i mirë.