Karnevalet si promovim i vlerave vendase
Prej tvteuta10:30, 26 Shkurt 2020
Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj dhe nënkryetari Ivan Ivanaj, kanë pritur në takim përfaqësuesit e qyteteve karnevale të Malit të Zi, pjesëmarrës në manifestimin kulturor “Karnevali-Koret” në Tuz.. Kryetari Gjeloshaj e vlerësoi lartë bashkëpunimin e shoqatës së Koreve me qytetet tjera karnevale në Mal të Zi dhe njëkohësisht, u ka uruar sukses në realizimin e aktiviteteve të ngjashme. “Karnevalet përveç se afrojnë njerëzit dhe kulturat e ndryshme, promovojnë vlerat vendase, siç është turizmi, trashëgimia kulturore e kështu me rradhë” theksoi Gjeloshaj.