TURIZËM Më shumë

Karisma prezantoi pjesën e dytë të investimeve në Ulqin

Prej tvteuta10:35, 25 Maj 2019

Në kompleksin Holiday Village Montenegro, mbrëmë u bë prezantimin solemn i pjesës së dytë të investimeve të kompanisë “Karisma Hotels Adriatic”, e cila për 6 muaj ndërtoi objektin e ri hotelerik me 96 akomodime të reja me përmbajtjet më moderne. Drejtori i kësaj kompanie për Evropën juglindore, Nemanja Kostiq, tha se gjatë kësaj periudhe kanë arritur të përfundojnë investimet e planifikuara dhe në periudhën e ardhëshme do të jenë pararojë e turizmit në Ulqin. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i falenderoi pronarët e kësaj kompanie që përzgjodhën Ulqinin për investime, me çka e kanë kthyer atë në hartën e destinacioneve të dëshiruara turistike. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e punësimit të kuadrove nga qyteti dhe përgëzoi kompaninë për trajnimin e gjimnazistëve në profilet që në Ulqin janë deficitare.

  • 1

    Radio