Kardin: Ratifikimi ndoshta në janar
Prej tvteuta13 December 2016
Senatori amerikan Ben Kardin u bëri thirrje antarëve të Senatit amerikan që në janar të ratifikojnë protokollin për antarsimin e Malit të Zi në NATO. Ai u shpreh i zhgënjyer për vendimin e para disa ditëve të Senatit që ta shtyjë ratifikimin , por në janar ai vetë do të dorëzojë iniciativën për këtë çështje. Ai më herët ka thënë se shumica dërrmuese e senatorëve e përkrahin antarsimin e Malit të Zi në NATO, sidomos në kushtet e politikës gjithnjë e më agresive të Rusisë në rajon. Senatori Roj Xhonson, gjatë seancës së Senatit, tha se NATO është e domosdoshme si organizatë e sigurisë globale, prandaj SHBA duhet të vazhdojë ndërtimin dhe fuqizimin e saj.