Aktuale Më shumë

Karburanti në Mal të Zi është më i lirë se në rajon

Prej tvteuta13:15, 7 Gusht 2022

Eurosuper 95 në Mal të Zi është më i liri ndër vendet e rajonit, ndërsa çmimi i Eurodieselit është ndër më të ulëtit, sipas të dhënave të Buletinit të Ministrisë së Investimeve Kapitale.

Sipas të dhënave të Buletinit të ri për çmimet e derivateve të naftës, një litër Eurosuper 95 në Mal të Zi kushton 1.45 euro.

Në Shqipëri mund të blihet për 1.78 euro, në Kroaci 1.64 euro, në Serbi 1.62 euro, në Bosnje dhe Hercegovinë 1.6 euro dhe 1.55 euro në Maqedoninë e Veriut.

Eurosuper 95 më i shtrenjtë në Evropë paguhet nga qytetarët e Danimarkës, 2.22 euro, dhe më i liri në Hungari, 1.29 euro.

Kur bëhet fjalë për Eurodizelin, një litër në Mal të Zi kushton 1.55 euro, po aq sa në Maqedoninë e Veriut. Mund të blihet në Shqipëri për 1.9 euro, në Kroaci 1.86 euro, në Serbi 1.83 euro dhe në BeH 1.69 euro.

Qytetarët e Suedisë paguajnë 2.37 euro për Eurodizelin, çmimi më i shtrenjtë në Evropë ndërsa më lirë e paguajnë qytetarët e Maltës 1.21 euro.

 

  • 1

    Radio