Karburantet shtrenjëtohen nga tre deri në shtatë cent për litër

Prej tvteuta14:04, 25 Shtator 2023

Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të shtrenjtohen tre deri në shtatë cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale.

Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten me tre cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.69 euro ose 1.73.

Çmimi i Eurodieselit do të jetë shtatë cent më i lartë dhe do të arrijë në 1.65 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 12 shtator, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën nga një cent deri në tre cent.

Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 9 tetor, ndërsa vlerat e mundshme të ndryshuara të derivateve të naftës do të jenë të vlefshme nga 10 tetori.

  • 1

    Radio