Aktuale Më shumë

Karburantët nga mesnata më të lirë nga 14 deri në 18 cent

Prej tvteuta17:35, 9 Maj 2022

Karburantet nga nesër do të lirohen për 14 deri në 18 centë, pasi përveç rritjes së re të planifikuar, do të fillojë edhe aplikimi i ndryshimeve në Ligjin për akciza, me të cilat u ulën ato, ka bërë të ditur jozyrtarisht portali Vijesti.

Kur të përfshihet ulja e akcizës dhe rritja e çmimit të karburanteve në bursë, Eurosuper 98 dhe 95 do të jenë më të lirat, me 18 centë secili, pra nga nesër do të kushtojnë përkatësisht 1,59 dhe 1,55 euro. Eurodieseli do të bjerë 14 cent dhe do të kushtojë 1.62 euro për litër.

Nga ana tjetër, akciza për vajin e ngrohjes nuk do të ndryshojë, pra do të rritet me gjashtë cent nga 1.72 në 1.78.

  • 1

    Radio