Politikë Më shumë

Karantina në Zogaj: Mblidhet kolegjiumi i Kuvendit. Të gjithë subjektet kundër

Prej tvteuta16:03, 28 Shkurt 2020

KUMTESË PËR MEDIA

Në mbledhje e sotme të Kolegjiumit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, me pjesëmarrjen e kryearit të Komunës, u shqyrtua vendosja e paralajmëruar e karantirës për Koronavirusin në ish kazermën e Ushtrisë në Zogaj dhe për detyrat ligjore të organeve lokale për ndërmarrjen e masave adekuate për mbrojtjen nga shpërndarja e kësaj sëmundjeje.

Është qëndrim unanim i të përfaqësuesve të të gjithë klubeve të këshilltarëve në Kuvendin e Ulqinit që karantina nuk e ka vendin në Ulqin, Zogaj, për arsye të ndërlidhjes me veprimtarinë turistike, afërsinë e kufirit, afërsinë me shkollën dhe qendrën e qytetit dhe largësinë nga Qendra Klinike në Podgoricë dhe institucioneve të tjera nga kjo fushë.

U vendos që kryetarët e Kuvendit dhe Komunës t’i drejtohen ministrit të Shëndetësiës dhe kumtojnë këto qëndrime dhe kërkohen informata rreth kësaj dhe rrjedhimisht  javën tjetër të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit në të cilën do të diskutohet për këtë problematikë.

Shërbimi i Kuvendit Komunal Ulqin

  • 1

    Radio