Rajoni/Bota Më shumë

Kanye West do të paguajë gjithë shkollimin e vajzës së George Floyd

Prej tvteuta11:34, 5 Qershor 2020

Kanye West ka ofruar të paguajë plotësisht tarifat e shkollimit të kolegjit të Gianna Floyd, vajzës së George Floyd, i cili u vra të hënën e kaluar në duart e katër oficerëve të Policisë.

Gianna është gjashtë vjeçe dhe së fundmi është parë në shpatullat e xhaxhait të saj duke thënë: “Babi ndryshoi botën”. Nëna e saj tha se ajo i tha Giannas se babai vdiq sepse ai nuk mund të merrte frymë.

West ka krijuar një fond të kursimeve në kolegj si pjesë e dhurimeve me vlerë 2 milionë dollarë për njerëzit afrikano-amerikanë, të cilët kohët e fundit janë vrarë nga policia dhe njerëzit e bardhë, shkruajne mediat.

Gruaja e Kanye West, Kim Kardashian West po i dhuron gjithashtu fushatës ‘Black Lives Matter’, Fondin e Mbrojtjes Ligjore të NAACP, Lidhjes Urbane Kombëtare dhe Color Of Change.

  • 1

    Radio